Plas në Spanjë para çerekfinales së Botërorit, shkak bëhet lideri i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 20:23

Plas në Spanjë para çerekfinales së Botërorit, shkak bëhet lideri i Barcelonës

Pedri është një lider i mesfushës së Barcelonës në moshën 23-vjeçare. Sot është bërë shkak që të nisë një debat i madh në Spanjë.

Screenshot 2026-07-10 202239

Trajneri De La Fuente e la jashtë në stol për sfidën me Belgjikën. Pedri nuk ka qenë në pritshmëritë e të gjithëve, megjithatë ndryshimi i mesfushës në këtë moment delikat ka bërë që të lindin debate të shumta.

Pedri-Rodri-Olmo shikohej si mesfusha e ëndrrave të Spanjës. Tashmë në qendër të vëmendjes është rikthyer Fabian Ruiz.

Ruiz ndërkohë është një lojtar tek i cili është besimi më i madh nga ana e De La Fuentes. Më parë ishte i paprekshëm në drejtimin e trajnerit spanjoll.

Ndërkohë që mesfusha ndaj Spanjës nuk do të jetë e re. Në fakt pikërisht e njëjta që u përdor pas dëmtimit të Pedrit në Europian. Olmo aktivizohej dhe më pas blindonte vendin e tij.

PANORAMASPORT.AL