E mbylli me Kukësin, sulmuesi shfaqet në Çeki dhe ndez interesin e klubeve shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 20:49

E mbylli me Kukësin, sulmuesi shfaqet në Çeki dhe ndez interesin e klubeve shqiptare

Kristi Bespallov është sulmuesi i krahut të majtë, që në edicionin e kaluar kontribuoi te Kukësi. Së fundmi u shfaq në listën e MFK Karvinas, që luan në kategorinë e dytë të futbollit çek.

Screenshot 2026-07-10 204753

Mbetet për t’u parë se ku do vazhdojë karriera e tij. Deri tani për të janë shfaqur në skenë emra Flamurtari, Teuta dhe Skënderbeu.

Nëse do të jetë për jashtë vendit, atëherë Bespallov duhet të zgjedhë mes Polonisë dhe Çekisë. Eksperienca te Kukësi ndërkohë zgjati vetëm një edicion.

21-vjeçari ishte pjesë e akademive të Erzenit dhe Tiranës, para se të luante me ekipin e parë të Erzenit. Më pas dha kontributin e tij edhe te verilindorët e Kukësit.

PANORAMASPORT.AL