Tre afrimet e reja të merkatos menjëherë në dispozicion të trajnerit, skuadra e Kategorisë së Parë “ndez motorët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 23:09

Tre afrimet e reja të merkatos menjëherë në dispozicion të trajnerit, skuadra e Kategorisë së Parë “ndez motorët”

Skuadra e Pogradecit nisi sot përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, nën dirigjencën e dyshes, Çela-Kuli, që u konfirmuan nga edicioni i kaluar.

Pogradeci

Për sa i përket organikës, te liqenorët ra në sy 3 afrimet e bëra rishtazi. Bëhet fjalë për sulmuesat Zogaj dhe Kambato si dhe mbrojtësin Sergerso Geci. Në ditët në vijim pritet të bashkohet me skuadrën edhe përforcime të tjera të rëndësishme në merkato. Për sa i përket largimeve, Danladi, Zguro, Pere, Toshevski dhe Greca, e kanë mbyllur përfundimisht aventurën me liqenorët.

PANORAMASPORT.AL