ZYRTARE/ Tjetër hap i rëndësishëm në karrierë, Vangjel Zguro prezantohet te bardheblutë e kryeqytetit
Mbrojtësi pogradecar Vangjel Zguro, ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa së fundmi është prezantuar te Prishtina e Orges Shehit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku Zguro ka folur edhe fjalët e para si lojtar i Prishtinës. Vlen të theksohet fakti se Zguro ka një CV tepër të pasur, ku në të kaluarën është aktivizuar me shumë skuadra si Pogradecit, Kukësit, Skënderbeut, Partizanit, Luftëtarit, Bylisit dhe Kamzës në Shqipëri.
Përveç kampionatit shqiptar, ai ka luajtur edhe në Maqedoninë e Veriut me Strugën, ndërsa ka fituar përvojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte pjesë e Chattanooga Red Wolves dhe FC Tulsa.
PANORAMASPORT.AL













