Lëvizje surprizuese/ Dështon transferimi, Junajtid heq dorë nga mesfushori brazilian pas akordit të arritur
Lajm befasues nga merkato, disa burime raportojnë sonte se Mançester Junajtid është tërhequr nga marrëveshja prej 45 milionë eurosh për mesfushorin e Atalantës, Ederson.

Marrëveshja ishte arritur në qershor, me klubin anglez të gatshëm të paguante 40.5 milionë euro si shumë fikse dhe 4.5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Megjithatë, pasi u eliminuan nga Botërori me Brazilin, Manchester United kërkoi që lojtari t’i nënshtrohej testeve mjekësore shtesë dhe më të detajuara përpara se të jepte miratimin përfundimtar.
Këto teste u përfunduan gjatë 48 orëve të fundit, por befasisht raportohet se Junajtid e ka njoftuar Atalantën se po tërhiqet nga transferimi.
Atalanta është e bindur se vendimi nuk lidhet me testet mjekësore apo me ndonjë dëmtim afatgjatë. Sipas klubit italian, Junajtid thjesht ka ndryshuar mendje për të gjithë marrëveshjen.
Atalanta, thekson se, nëse Ederson do të kishte një dëmtim serioz, ai nuk do të ishte pjesë e skuadrës së Brazilit në Kupën e Botës.
PANORAMASPORT.AL













