Asllanit i lirohet rruga, sirena arabe për mesfushorin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 21:29

Asllanit i lirohet rruga, sirena arabe për mesfushorin shqiptar

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet teknike të trajnerit Kristian Kivu dhe drejtuesit zikaltër kanë nisur punën për t’i gjetur një skuadër të re gjatë merkatos së verës.

asllani

Me interesin që po shtohet nga klube të Serie A, por edhe nga kampionate të huaja, largimi i 24-vjeçarit konsiderohet tashmë një nga operacionet që Interi synon ta mbyllë sa më shpejt. Klubi zikaltër është i fokusuar në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe krahas afrimeve, prioritet mbeten edhe largimet e futbollistëve që nuk konsiderohen pjesë e projektit. Asllani është një prej emrave kryesorë në këtë listë, ndërsa vlera e kartonit të tij është përcaktuar mes 12 dhe 15 milionë eurove.

SITUATA TE INTERI – Drejtuesit e Interit kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin me Kristjan Asllanin, i cili nuk është në planet e Cristian Chivu për sezonin e ardhshëm. Së bashku me Benjamin Pavard, mesfushori shqiptar është autorizuar të kërkojë një destinacion të ri, ndërsa drejtori sportiv Piero Ausilio i ka besuar agjentit Federico Pastorelo detyrën për të sjellë oferta konkrete për të dy futbollistët. Objektivi i Interit është që transferimi i Asllanit të realizohet me shitje përfundimtare, duke siguruar një përfi tim fi nanciar që do të ndihmojë klubin në operacionet e merkatos.

Zikaltërit e vlerësojnë kartonin e shqiptarit nga 12 deri në 15 milionë euro dhe shpresojnë që marrëveshja të mbyllet përpara nisjes së fazës përgatitore verore. Megjithatë, deri në gjetjen e skuadrës së re, Asllani do t’i bashkohet grupit të Kivu për të nisur përgatitjet, ndërsa drejtuesit vazhdojnë negociatat me klubet e interesuara.

KALJARI PRET- Një nga pistat që ka marrë më shumë vëmendje gjatë orëve të fundit është ajo që të çon te Kaljari. Klubi sard ka mbyllur marrëveshjen për shitjen e Xhanluka Gaetanos te Atalanta për rreth 12 milionë euro, plus 2 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Largimi i Gaetanos ka krijuar menjëherë një boshllëk në repartin e mesfushës dhe emri i Kristjan Asllanit është rikthyer si një nga alternativat kryesore për ta zëvendësuar. Kaljari e njeh mirë profi lin e shqiptarit dhe e konsideron atë një futbollist me cilësi që mund t’i japë ekuilibër dhe kreativitet skuadrës në sezonin e ri. Vlera që kërkon Interi për kartonin e Asllanit është e ngjashme me shumën që Kaljari ka arkëtuar nga shitja e Gaetanos, çka mund të lehtësojë negociatat mes dy klubeve në ditët në vijim, edhe pse klubi nga Sardenja shpreson që të hyjë në negociatë me Interin për të ulur sado pak koston e transferimit, edhe pse nuk duket e lehtë kjo gjë.

PISTA ARABE- Përveç interesimit nga Serie A, Kristjan Asllani vazhdon të monitorohet edhe nga klube jashtë Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane, kampionati saudit mbetet një nga destinacionet më konkrete për mesfushorin shqiptar. Klubet arabe kanë kapacitetin fi nanciar për të përmbushur kërkesat ekonomike të Interit, si për shumën e transferimit ashtu edhe për pagën e futbollistit. Pikërisht për këtë arsye, Arabia Saudite konsiderohet një opsion serioz, ndërsa nuk përjashtohet as interesi nga kampionate të tjera jashtë Italisë.

Në këtë fazë të merkatos, Interi pret ofertën më të favorshme, duke qenë i hapur si ndaj një transferimi brenda Serie A, ashtu edhe ndaj një shitjeje jashtë Italisë. Vendimi përfundimtar pritet të merret në javët e ardhshme, ndërsa gjithçka tregon se aventura katërvjeçare e Kristjan Asllanit me fanellën zikaltër është drejt fundit. Muaj më parë, Asllani largohej nga Torino dhe drejt tij kishte oferta të shumta të cilat u refuzuan kategorikisht nga mesfushori shqiptar, duke lejuar më pas transferimin te Beshiktashi. As këta të fundit, nuk e blenë kartonin e tij.

PANORAMASPORT.AL