Yjet që dështuan të shkëlqejnë/ Botërori, turneu i pendesave dhe zhgënjimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 21:40

Yjet që dështuan të shkëlqejnë/ Botërori, turneu i pendesave dhe zhgënjimeve

Kupa e Botës është skena ku lindin legjendat, por është edhe një arenë që nuk fal askënd. Kur presioni arrin kulmin, yjet e futbollit botëror pritet të marrin skuadrën mbi supe, por ky Botëror tregoi se talenti i vetëm nuk mjafton.

nejmar

Në këtë edicion, disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit s’arritën të përmbushin pritshmëritë, dëmtime, vendime taktike apo paraqitje të zbehta nën dritat e refl ektorëve i kthyen ata në protagonistë të një turneu për t’u harruar. Teksa faza me eliminim direkt po hyn në momentet vendimtare, lista e të eliminuarve është mbushur me emra që priteshin të shkonin shumë larg. Ja zhgënjimet më të mëdha të Botërorit 2026.

Fede Valverde

Ky Botëror duhej të ishte rikthimi i madh i mesfushorit uruguaian pas një sezoni të vështirë me Real Madrid. Në vend të kësaj, ai u kthye në vazhdimin e një viti për t’u harruar. Me fanellën e Uruguait, “El Pajarito” ishte larg formës së zakonshme. Ai nuk ndikoi në barazimet ndaj Arabisë Saudite (1-1) dhe Kepit të Gjelbër (2-2), ndërsa në ndeshjen vendimtare me Spanjën u zëvendësua nga Marcelo Bielsa më shumë se 30 minuta para fundit, kur skuadra ishte në disavantazh. Bilanci ishte i dhimbshëm: 0 gola, 0 asistime dhe eliminim në fazën e grupeve.

Arda Guler dhe Kenan Yildiz – iluzioni i “Brezit të Artë”

Dy yjet që simbolizonin epokën e re të futbollit turk nuk arritën të shmangnin dështimin e Turqisë së drejtuar nga Vincenzo Montella.

Arda Guler

Mesfushori i Real Madrid luajti çdo minutë të fazës së grupeve, por u zgjua shumë vonë. Momentin e vetëm të madh e pati në fi toren 3-2 ndaj SHBAsë, ku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, kur fati i Turqisë ishte praktikisht i vulosur.

Kenan Jildiz

Nëse Guler dha një shkëndijë cilësie, turneu i sulmuesit të Juventus ishte një dështim i plotë. Në Botërorin e tij të parë ai u duk një lojtar krejtësisht periferik.

Heung-Min Son

I konsideruar si futbollisti më i madh në historinë e Koresë së Jugut, Son mbërriti në Botërorin e katërt pas largimit nga Totenhem Hotspur dhe transferimit te Los Anxhelos. Në moshën 33-vjeçare ndikimi i tij ishte pothuajse i padukshëm. U zëvendësua në humbjen ndaj Çekisë pas 69 minutash dhe ndaj Meksikës pas 57 minutash, ndërsa kundër Afrikës së Jugut nisi nga stoli. Një fund pa shkëlqim për një prej ikonave moderne të futbollit aziatik.

Jamal Musiala

Dështimi më i madh kolektiv i këtij Botërori ishte ai i Gjermanisë. Pas fi tores spektakolare 7-1 ndaj Kuraçaos, “Mannschaft” u eliminua papritur nga Paraguai në fazën e 1/16-ve. Musiala kishte kaluar gjashtë muaj jashtë fushave për shkak dëmtimi te Bajern Mynih. Ai shënoi në ndeshjen e parë dhe luajti edhe ndaj Bregut të Fildishtë e Ekuadorit. Megjithatë, në sfi dën vendimtare me Paraguain ai mbeti në stol dhe u aktivizua vetëm në 30 minutat e fundit. Nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes dhe Gjermania u eliminua me penallti. Për një talent të këtij niveli, Botërori ishte një zhgënjim i madh.

Skot MkTominej

Hero në Napoli, por fi gurë dytësore në Amerikën e Veriut. Pas dy sezoneve të shkëlqyera me Partenopein, MkTominej nuk arriti të transferonte të njëjtin ndikim te Skocia. Pas fitores minimale ndaj Haitit, skocezët u rrëzuan ndaj Marokut dhe Brazilit. Statistikat janë të ashpra, 0 gola, 0 asistime dhe kthim i hershëm në shtëpi.

Memfis Depaj

Pasi iu bashkua Korinthians në vitin 2024, sulmuesi holandez mbërriti në Botëror si golashënuesi më i mirë i historisë së Holandës, duke kaluar edhe Robin van Persi. Por ai nuk la asnjë gjurmë në një turne zhgënjyes për “Oranje”, që u eliminuan me penallti nga Maroku. Depaj nuk ishte titullar në asnjë ndeshje dhe luajti vetëm 51 minuta në total.

Nejmar

“Vallja e fundit” e Nejmarit me Brazilin përfundoi në mënyrën më të dhimbshme. I besuar nga Karlo Ançeloti mes pritshmërive të mëdha, numri 10 brazilian humbi dy ndeshjet e para për shkak dëmtimi. Luajti vetëm pak minuta ndaj Skocisë dhe qëndroi në stol kundër Japonisë. Ëndrra mori fund në 1/16-at ndaj Norvegjisë.

I futur si zëvendësues, ai shënoi një penallti, por Brazili u eliminua. “Provova gjithçka. Tani gjithçka ka mbaruar. Rrethi mbyllet këtu”, deklaroi Nejmar mes lotësh. Kështu përfundon karriera e tij me “Seleçaon”, me lotët e një mbreti që nuk arriti kurrë të vendoste kurorën e Kupës së Botës mbi kokë.

PANORAMASPORT.AL