LIVE SPANJË-BELGJIKË/ Mbyllet pjesa e parë, belgët trondisin iberikët në minutat e fundit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 21:50

LIVE SPANJË-BELGJIKË/ Mbyllet pjesa e parë, belgët trondisin iberikët në minutat e fundit (VIDEO)

Sot po luhet çerekfinalja e dytë e Botërorit. Takimi mes Spanjës dhe Belgjikës nisi në orën 21:00.

bandicam 2026-07-10 21-00-47-164

Surpriza e madhe dhe ndryshimi i vetëm te Spanja në formacion është Pedri. Ylli i Barcelonës është lënë në stol, ndërsa vendin e tij e merr Fabian Ruiz. Pjesa tjetër mbetet e pandryshuar nga sfida me Portugalinë.

Mungesa e madhe te Belgjika është Amadu Onana. Mesfushori pësoi dëmtim të rëndë në sfidën e kaluar me SHBA-në. Rikthehet De Bryjn nga minuta e parë.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Francën në gjysmëfinale. Këto të fundit eliminuan Marokun.

REZULTATI LIVE

SPANJË 1-1 BELGJIKË

30′ Ruiz – 41′ De Ketelar

NGJARJET KRYESORE

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

43′ Kubarsi ndëshkohet me karton të verdhë.

41′ GOOOL! Spanjë 1-1 Belgjikë/ Shtangen kampionët e Europës, pësojnë golin e parë të Botërorit. Shënon De Ketelar për Belgjikën. (VIDEO)

bandicam 2026-07-10 21-44-54-501

40′ Sërish Jamal. Goditja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

35′ Jamal provon direkt nga goditja e dënimit. Topi ndalet nga portieri. (VIDEO)

30′ GOOOL! Spanjë 1-0 Belgjikë/ Iberikë gjejnë avantazhin me Fabian Ruiz, pikërisht risia e këtij takimi. (VIDEO)

21′ Jamal tenton të shënojë supergol. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

15′ Goditja e De Ketelar po ashtu nuk shkon drejt portës, pasi ndalet fillimisht nga prapavija e Spanjës.

13′ Baena provon, por topi ndalet në dorën e kundërshtarit. Ka pretendime për penallti. (VIDEO)

10′ Spanja shfaqet rrezikshëm. Ndalet goditja e Rodrit nga brenda zonës. (VIDEO)

1′ Nis çerekfinalja e Botërorit.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJË – BELGJIKË

Screenshot 2026-07-10 211849

PANORAMASPORT.AL