“Kjo skuadër mund të bëjë histori në Europë”, Dosti beson tek Elbasani: Kualifikimi, plotësisht i mundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 22:33

“Kjo skuadër mund të bëjë histori në Europë”, Dosti beson tek Elbasani: Kualifikimi, plotësisht i mundur

Elbasani u ndal në një barazim 1-1 në rikthimin e shumëpritur në arenën europiane pas plot 20 vitesh mungesë. Verdheblutë zhvilluan një paraqitje bindëse ndaj BATE Borisov, duke treguar se diferenca në emër dhe eksperiencë nuk u refl ektua aspak në fushën e lojës. Madje, në shumë momente të takimit ishin elbasanasit që diktuan ritmin, krijuan rastet më të pastra dhe dhanë përshtypjen se ishin më pranë fitores.

muharrem dosti

Rezultati lë gjithçka të hapur për sfi dën e kthimit në Azerbajxhan, ku do të vendoset skuadra që do të vazhdojë rrugëtimin në Conference League. Për performancën e skuadrës së Ivan Gvozdenoviç, “Panorama Sport” mori opinionin e ish-portierit dhe ish-trajnerit të Elbasanit, Muharrem Dosti. Një emër që e njeh shumë mirë ambientin verdheblu, ai shprehet optimist pas asaj që pa në ndeshjen e parë dhe beson se ky grup ka potencial për të bërë histori.

PARAQITJA – Sipas Dostit, Elbasani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe tregoi se mund të rivalizojë me skuadra që kanë një histori të rëndësishme në kupat e Europës. Ish-portieri vlerëson faktin që skuadra nuk u ndikua nga emri i kundërshtarit, por luajti me personalitet nga minuta e parë deri në fund.

“Ndoshta prisnim një kundërshtar më të fortë, duke ditur emrin dhe historinë e BATE-s në kupat e Europës. Por, ishte Elbasani ai që bëri një paraqitje dinjitoze, duke marrë parasysh se gati 80% e ekipit ishte i ndryshuar. Më bëri përshtypje kolektiviteti që tregoi skuadra dhe meritë kryesore i jap kapitenit Bruno Lulaj, i cili organizoi mirë lojën mbrapa dhe i dha zemër ekipit. Mbresa më la edhe Nikaj, një lojtar që bëri diferencë dhe ishte në formë”, u shpreh fi llimisht Muharrem Dosti.

KUALIFIKIMI – Edhe pse ndeshja e parë përfundoi në barazim, Dosti beson se Elbasani ka të gjitha mundësitë për ta kaluar këtë raund. Sipas tij, ajo që prodhoi skuadra në 90 minutat e para është një tregues i qartë se verdheblutë kanë cilësi për të rivalizuar dhe për të synuar kualifi kimin. Ai thekson se ekipi krijoi mjaft raste dhe se rezultati mund të kishte qenë edhe ndryshe. “Kualifi kimin e shoh plotësisht të mundur.

Në ndeshjen e parë Elbasani kishte mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë, çka tregon se ka potencial. Goli i kundërshtarit ishte ndoshta edhe një pakujdesi nga ana e Elbasanit që u shfrytëzua më së miri dhe barazuan. Mua më pëlqeu grupi, lufta sportive dhe mënyra e lojës sesi luajti Elbasani, pavarësisht rezultatit që u mor në fund. Për këtë arsye kam një bindje se në ndeshjen e kthimit do të bëjnë edhe më mirë dhe do të shkojnë te kualifi kimi”, vijoi më tej Dosti.

KËSHILLA – Në prag të sfi dës së kthimit, ish-portieri mendon se Elbasani duhet të jetë më pragmatist në momentet vendimtare të ndeshjes. Ai beson se skuadra ka armët e duhura për ta goditur BATE-n, por duhet të jetë më efi kase në fi nalizim dhe të shfrytëzojë më mirë hapësirat që mund të lërë kundërshtari. “Mendoj se duhet të jenë pak më të qartë teknikisht dhe të shfrytëzojnë sa të munden kundërsulmin, shpejtësinë e Nikajt dhe Diallos.

Edhe tek Hebaj kam besim se do të jetë një pikë referimi në sulm, sepse ka edhe pak ditë më shumë në dispozicion për të qenë bashkë si skuadër dhe do të lidhen më mirë mes tyre”, mbylli prononcimin e tij për gazetën Muharrem Dosti. Ndeshja e kthimit mes BATE Borisov dhe Elbasanit do të luhet më 16 korrik në Azerbajxhan, aty ku verdheblutë do të tentojnë të shkruajnë një faqe të re në historinë e tyre europiane.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL