Nuk është Merino, FIFA surprizon me lojtarin më të mirë të duelit Spanjë-Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 23:32

Nuk është Merino, FIFA surprizon me lojtarin më të mirë të duelit Spanjë-Belgjikë

Spanja mposhti Belgjikën me rezultatin 2 me 1 në duelin e vlefshëm për fazën çerekfinale të Botërorit falë golave të Fabian Ruiz dhe Merino. Por ai që rrëmbeu skenën edhe në këtë duel ishte Lamin Jamal, që realizoi +20 driblime, duke u zgjedhur nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes.

jamal

Talenti i ri spanjoll ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen belge me shpejtësinë, driblimet dhe krijimtarinë e tij. Edhe pse hero i mbrëmjes ishte Merino me golin e tij vendimtar, çmimi shkoi për Lamin Jamal.

PANORAMASPORT.AL