TURI I FRANCËS 2026/ Merlier fiton etapën e shtatë, Pogaçar ruan fanellën e verdhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 9:33

TURI I FRANCËS 2026/ Merlier fiton etapën e shtatë, Pogaçar ruan fanellën e verdhë

Tim Merlier triumfoi në etapën e shtatë të Turit të Francës 2026, e cila u zhvillua dje nga Hagetmo në Bordo, në një distancë prej 175,1 kilometrash. Sprinteri i skuadrës Soudal-Quick Step ishte më i shpejti në sprintin final, duke lënë pas Soren Waerenskjold dhe Biniam Girmay.MER

Etapa ishte kryesisht e sheshtë dhe pa vështirësi të mëdha, me vetëm një ngjitje të kategorisë së katërt. Menjëherë pas startit u shkëputën Baptiste Veistroffer dhe Jakub Otruba, por avantazhi i tyre nuk i kaloi asnjëherë një minutë e gjysmë. Veistroffer fitoi sprintin e ndërmjetëm në Landiras dhe kaloi i pari edhe në ngjitjen e vetme të ditës, përpara se arratisja të neutralizohej 18 kilometra nga mbërritja.

Siç pritej, fituesi i etapës u vendos në sprintin masiv në rrugët e Bordosë. Merlier zhvilloi një finish të shkëlqyer dhe regjistroi një tjetër sukses të rëndësishëm në këtë edicion të Turit të France. Në renditjen e përgjithshme nuk pati ndryshime.

Tadej Pogaçar vazhdon të mbajë fanellën e verdhë dhe kryeson klasifikimin me 2 minuta e 42 sekonda avantazh ndaj rivalit të tij më të afërt, Jonas Vingegard. Pas paraqitjes dominuese në turin malor dy ditë më parë, slloveni kaloi pa probleme një etapë të qetë dhe mbetet favoriti kryesor për fitimin e Turit të Francës 2026. Sot do të jetë radha për etapën e tetë, Périgueux-Bergerac, një garë me distancë 180.4km, e karakterit fushor, ku sërish në apel do të thirren çiklistët e sprintit.8

PANORAMASPORT.AL