VIDEO/ Deklarata tronditëse e Kurtua: Doja të luaja, por trajneri më zëvendësoi pa u konsultuar me mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 9:46

VIDEO/ Deklarata tronditëse e Kurtua: Doja të luaja, por trajneri më zëvendësoi pa u konsultuar me mua

Tibo Kurtua ka këmbëngulur se nuk kërkoi kurrë të zëvendësohej gjatë humbjes së Belgjikës ndaj Spanjës në çerekfinalen e Kupës së Botës, duke zbuluar se ishte trajneri Rudi Garsia ai që mori vendimin përfundimtar pasi portieri vuante nga një dëmtim muskulor.

kurtua

Ylli i Real Madridit u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi muskulor, përpara se të shikonte nga stoli gabimin e portierit zëvendësues Sene Lamens që i dhuroi Spanjës golin e fitores dhe një vend në gjysmëfinale.

34-vjeçari filloi të vuante nga një problem me kuadricepsin në pjesën e dytë. Edhe pse donte të vazhdonte, dëmtimi e pengoi të gjuante goditje të gjata nga porta, duke e shtyrë trajnerin të bënte ndryshim.

“Kishim pushim për shkak të hidratimit dhe doja të vazhdoja, por është e vërtetë që nuk mund ta godisja topin 80 metra. Pastaj trajneri tha: ‘Nëse nuk je 100% i gatshëm, do të të nxjerr jashtë loje’. Vendimi ishte i trajnerit. Unë nuk kërkova të largohesha”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL