Argjentina frikëson me “përtacin” Mesi, sa ka vrapuar deri tani kapiteni i “Abiceleste”
Duket e pabesueshme që lojtari më i mirë në Kupën e Botës është ai që vrapon më pak, ai që ecën më shumë, ai që ka nevojë për më pak fizikitet, shpejtësi, qëndrueshmëri ose aspekte që janë kaq në modë sot.
Talenti i tij e bën atë të jetojë mbi të gjitha. Mesi është një utopi e kësaj kohe. Ai është ai me rezultatin më të mirë statistikor të Kupës së Botës me 8.7 dhe ai që bën më pak përpjekje. Deri më tani ai ka grumbulluar 35.87 kilometra në pesë ndeshjet e luajtura, pra mesatarisht 6.88, megjithëse është e vërtetë që në një nuk ka luajtur 90 minutat. Gjëja më e pabesueshme është se 4.41 e asaj distance u bë duke ecur, gjë që e bën atë liderin e shquar të këtij klasifi kimi kurioz të Kupës së Botës.
Kundër Egjiptit, në ndeshjen e fundit agonizuese, ai vrapoi 8.28 kilometra dhe ndaj Austrisë, në ndeshjen e parë eeleminatore 7.90. Numra jashtëzakonisht të ulët për një lojtar jashtë fushës dhe gjithashtu kaq diferencial. Numri i tij i sprinteve është gjithashtu një nga më të ulëtit në Kampionatin Botëror. Vetëm 23 mesatarisht për ndeshje. Në një trot ai ka përshkuar 1.48 kilometra dhe ka përdorur vetëm 631 metra me shpejtësi të lartë deri më tani në turne.
Mesi është një utopi “Falë shokëve të mi të skuadrës jam në fushë. E di që ata bëjnë një sakrifi cë shtesë, që e marrin nga aty ku nuk e kanë për momentet kur unë vrapoj më pak. E di që e bëjnë nga zemra dhe e bëjnë natyrshëm, sepse del prej tyre, sepse e ndjejnë”, tha ai pas eliminimit të Egjiptit. Pavarësisht se nuk bën një përpjekje në pjesën e pasme, në sulm ai është më i miri në gjithçka.
Ai është ai që ka shënuar më shumë gola nga jashtë kutisë, ai që ka shënuar më shumë gola nga goditjet e lira, ai që ka më shumë gola të pritur për ndeshje (1.09) dhe ai që ka shënuar më shumë gola (8, pra 1.5 për ndeshje). E çmendur. Në fakt nuk është ndonjë çmenduri e madhe, pasi ka një secret te vogël. Mesi mendon dhe fi – nalizon një fransion sekonde më shpejt se të tjetërt. Nuk është pak, është thjesht talent që e bën atë magjistar të një lojë magjike siç është futbolli.
PANORAMASPORT.AL













