Nojer, Bauman dhe Nubel, historia e një beteje për portën e Gjermanisë
Vetëm pak javë para Kupës së Botës 2026, Manuel Nojer konfirmoi se pas një pauze dyvjeçare nga kombëtarja gjermane, ai do të rikthehej sërish për të mbrojtur portën në turneun madhor.
Ky vendim shkaktoi shumë reagime publike dhe sipas raportimeve, nuk u prit aspak mirë as brenda skuadrës. Sipas informacioneve, rikthimi i kapitenit të Bajernit, Manuel Nojer, shkaktoi “trazira të mëdha” brenda kombëtares gjermane. Raportohet se jo vetëm lojtarët e DFB ishin të pakënaqur me rikthimin e Nojerit, por edhe trajneri i portierëve Andreas Kronenberg, i cili thuhet se kishte menduar edhe dorëheqjen.
Sipas portalit, ish trajneri i kombëtares, Julian Nagelsman, mori i vetëm vendimin që 40-vjeçari të ishte portieri numër një i Gjermanisë në Kupën e Botës. Më herët, Kronenberg dhe 38 vjeçari kishin shprehur së bashku besimin te Oliver Bauman dhe i kishin garantuar portierit të Hofenhajmit vendin e titullarit. Gjithashtu, Nojer dyshohet se e kishte vendosur rikthimin e tij me kushtin që Aleksander Nubel, të cilin e njeh nga koha e tyre së bashku te Bajerni, të mos udhëtonte me të drejt SHBA edhe pse ish portieri i Shalkes më herët i ishte premtuar roli i zëvendësuesit. Fituesi i Kupës së Botës 2014 thuhet se i kërkoi Nagelsman ta hiqte Nubelin nga lista e lojtarëve.
Në vend të tij, Nojer preferonte të kishte me vete “princin e kurorës” së Bajernit, Jonas Urbig, në grupin e portierëve. Një dëshirë që veteranit iu plotësua, edhe pse në mënyrë indirekte. Portieri i ri, ish lojtari i Këlnit, udhëtoi drejt SHBA si portieri i katërt për stërvitje, ndërsa Nubel ishte i treti.
Ky ishte kompromisi që Nojer dhe Nagelsmani arritën pas diskutimeve të gjata. Për momentin, nuk pritet të ketë më polemika të tjera rreth portierëve në kombëtaren gjermane. Nojer njoftoi fundin e karrierës së tij me përfaqësuesen pas eliminimit turpërues ndaj Paraguait, ndërsa Nagelsmani dha dorëheqjen pas analizës së bërë me drejtuesit e federatës.
PANORAMASPORT.AL













