ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, Tiranës i largohet talenti i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 11:41

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, Tiranës i largohet talenti i skuadrës

Emiljano Mihana është larguar nga Tirana. 18-vjeçari ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se pas 2 viteve e gjysmë me bardheblu, po e mbyll këtë rrugëtim. Sulmuesi i falenderon të gjithë për mundësinë dhe kohën e kaluar me kryeqytetasit.Emiljano Mihana bën debutimin e tij të parë në ndeshjen FK Bylis - KF Tirana. Trajneri Shkembi ka vendosur t'i japë besimin të riut, lojtar i Akademisë së Futbollit Tirana. Rritu, mëso,

“Pas dy vitesh e gjysmë me fanellën e këtij klubi, ka ardhur momenti të mbyll këtë rrugëtim. Dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për presidencën e klubit që më besoi dhe më dha mundësinë të jem pjesë e kësaj familje. Faleminderit për mbështetjen, respektin dhe besimin gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit gjithashtu trajnerëve, stafit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve të mrekullueshëm. Largohem me respekt dhe krenari për fanellën që pata nderin ta përfaqësoj”, shkruan ai.WhatsApp Image 2026-07-11 at 11.31.22

PANORAMASPORT.AL