Postuar: Korrik 11, 2026 | 14:57
Broja si dëshirë e vjetër e gjigantëve të Turqisë, trajneri jep menjëherë përgjigjen përfundimtare
Armando Broja është një emër i cili është shfaqur sërish në skenë te Beshiktashi. Zërat e merkatos tregojnë se trajnerit Vinçenzo Italiano iu paraqit një raport për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Trajneri i ri i Beshiktashit ndërkohë e ka hedhur menjëherë poshtë si opsion. Broja nuk ka luajtur rregullisht, nuk është stabilizuar te skuadrat ku ka qenë dhe po ashtu ka një historik dëmtimesh.
Këto janë arsyet përse nuk konsiderohet aktualisht një opsion te Beshiktashi. Interesi ndërkohë mbetet në Itali për sulmuesin shqiptar.
Fakt është se nuk bën pjesë në planet e Bërnlit. Klubi që ra nga kampionati i Premier Ligë, kaloi sezonin më të keq dhe Broja shënoi vetëm një gol.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













