“Mesi është më i miri në këtë Botëror”, Baloteli: Nuk ka një të dytë si unë në Seria A, ju tregoj favoritët për sezonin e ri
Mario Balotelli ka dhënë një intervistë për “Sport Mediaset” teksa është ndalur për sezonin e ri në Seria A, Kupën e Botës si dhe për një rikthim të mundshëm në futbollin italian.

“Për t’ju thënë një favorit në Serie A, do të duhej të shihja skuadrat në fillim të sezonit. Nuk e di, por do të thoja ose Inter ose Napoli”.
Mesi, Haland dhe Mbape, kush është më i miri në këtë Kupë Bote?
“Mund ta them këtë bazuar në mënyrën se si më pëlqejnë lojtarët dhe stili i tyre. Epo, Mesi është më i miri, dhe ai është më i miri në botë, më i miri. Pastaj, bazuar në mënyrën se si më pëlqen loja, do të thoja Mbape para Haaland, por ata janë të ndryshëm. Norvegjezi më çmend sepse nuk është shumë teknik, por në çdo goditje shënon gol, si mund të mos të pëlqejë dikush i tillë?”
A ka ndonjë Baloteli tjetër në skenën italiane?
“Jo. Ka edhe lloje të tjera lojtarësh të fortë, por unë nuk e shoh ashtu siç kam luajtur unë.”
A mendon ndonjëherë të kthehesh në Serie A?
“Është e vështirë. E kisha në mendje se përpjekja ime e fundit do të ishte te Xhenoa, por klubi atje i prishi të gjitha. Në një klub të bukur, me tifozë fantastikë, lojtarë të mirë dhe njerëz të shkëlqyer”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL













