MOTO GP/ Parakualifikueset në Gjermani, Markez merr “pole” për Sprintin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 14:10

MOTO GP/ Parakualifikueset në Gjermani, Markez merr “pole” për Sprintin

Mark Markez tregoi autoritet në sesionin e parakualifikueseve në Saksenring. 9Kampioni spanjoll i Dukatit vendosi kohën më të shpejtë, 1:19.394, duke lënë pas me 166 të mijtat Raul Fernandezin, i cili kishte qenë më i shpejti në seancën e parë të provave të lira me motorin e tij Aprilia Trakhaus. I treti u rendit Fabio Di Xhanantonio me Dukati VR46, 280 të mijtat më ngadalë se lideri. Aleks Markez e mbylli sesionin në vendin e katërt, 317 të mijtat pas vëllait të tij, ndërsa surpriza e pesëshes së parë ishte Xhek Miller.

Australiani, që tradicionalisht paraqitet mirë në Saksenring, e vendosi Yamahan e tij në vendin e pestë, me një diferencë prej 447 të mijtash nga koha e Markezit. Më tej, top-10 e parakualifikuseve u kompletuar sipas radhës nga fituesi i fundit në Asen, Ai Ogura, për të vijuar me Bezekin, Martin, Aksotën dhe Morbidelin. Nga ana tjetër, Enea Bastianini (KTM Tech3), me kohën e 11-të, dhe Françesko Banajaja, që u rendit vetëm i 13- ti, do të detyrohen të kalojnë nëpërmjet Q1.

Kampioni italian mbeti 738 të mijtat prapa shokut të skuadrës te Dukati Lenovo. Mes dy pilotëve italianë u pozicionua KTM-ja zyrtare e Brad Binder. Jashtë dhjetëshes mbetën edhe pilotët e Hondes zyrtare, Luka Marini dhe Joan Mir, të renditur respektivisht në vendin e 14-të dhe të 16-të, ndërsa mes tyre u klasifikua Fabio Kuartararo i Yamahas. Për sa i përket axhendës, sot në orën 10:45 do të nisin kualifikueset, ndërsa në orën 14:55 është radha e garës Sprint. Çmimi i Madh i Gjermanisë starton të dielën në orën 14:00.6

PANORAMASPORT.AL