Klafuriç, me rregulla të “çelikta” te Tirana. Në kryeqytet nis një epokë e re me disiplinë dhe profesionalizëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 14:00

Klafuriç, me rregulla të “çelikta” te Tirana. Në kryeqytet nis një epokë e re me disiplinë dhe profesionalizëm

Trajneri i ri, huqe të reja. Ose më saktë stil i ri si çdo i huaj që vjen në një skuadër shqiptare. Te bardheblutë gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e kroatit. Dean Klafuriç ka nisur aventurën e tij te Tirana me një mentalitet të qartë. Përpara rezultateve në fushë, skuadra duhet të ndërtojë një kulturë të re pune.

TIRANA2

Trajneri kroat ka vendosur që në ditët e para të tij në krye të bardhebluve një sërë rregullash, të cilat synojnë të rrisin disiplinën dhe përqendrimin e grupit. Tekniku kërkon që çdo lojtar të kuptojë rëndësinë e seriozitetit në përgatitje dhe të respektojë standardet e vendosura nga stafi teknik.

Një nga ndryshimet kryesore është kontrolli më i madh mbi ambientin ku zhvillohen stërvitjet. Sipas rregullave të reja, në fushën e stërvitjes nuk do të lejohet prania e personave të tjerë, përveç stafi t teknik dhe futbollistëve që janë pjesë e seancës. Trajneri dëshiron që lojtarët të kenë qetësinë maksimale gjatë punës dhe të mos ketë faktorë që mund të ndikojnë në përqendrimin e tyre.

ORARET – Një tjetër pikë ku kroati ka qenë i prerë është respektimi i orareve. Vonesat në stërvitje nuk do të tolerohen dhe çdo futbollist duhet të jetë korrekt me kohën e përcaktuar nga klubi. Hyrja në stadium dhe largimi prej tij do të bëhen vetëm sipas orarit të vendosur, duke krijuar një rutinë më profesionale brenda grupit. Ndryshime do të ketë edhe në raport me mënyrën se si do të pasqyrohen seancat stërvitore. Klafuriç ka kërkuar që përgatitjet të zhvillohen larg vëmendjes së jashtme.

Stërvitjet do të jenë të mbyllura dhe nuk do të ketë fotografi apo analiza të vazhdueshme nga çdo moment i punës së ekipit. Kjo qasje tregon se trajneri kroat kërkon të ndërtojë një ambient më të kontrolluar te Tirana. Ai synon që skuadra të ketë më shumë përqendrim, përgjegjësi dhe konkurrencë brenda grupit, duke vendosur që në fi llim themelet e një projekti të ri. Me këto rregulla, Klafuriç kërkon që çdo lojtar të përshtatet me fi lozofi në e tij dhe të kuptojë se suksesi nuk vjen vetëm nga cilësia teknike, por edhe nga disiplina dhe përkushtimi i përditshëm.

PANORAMASPORT.AL