Heroi i Spanjës, Mikel Merino: Nuk arrij të besoj dot çfarë kemi arritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 14:42

Heroi i Spanjës, Mikel Merino: Nuk arrij të besoj dot çfarë kemi arritur

Nga Merino te Mikel Merino. Mund ta rrotullosh nga të duash, por emri i tij do të dalë përballë sa herë Spanja fiton dhe sidomos në minutat e fundit. “La Roja” tashmë është në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Si Villa në vitin 2010. Vetëm Mikel ka nevojë për shumë më pak për të shënuar. Atij iu deshën pesë minuta kundër Portugalisë. Një minutë e gjysmë kundër Belgjikës. Ai ka luajtur tetë minuta në dy ndeshjet e fundit, kohë të mjaftueshme për t’u bërë heroi i një vendi.

bandicam 2026-07-10 22-50-09-793

Kush nuk dëshiron të jetë Mikel Merino sot? Një zëvendësues që nuk di të mërzitet nëse De la Fuente e lë sërish në stol kundër Francës. Ai do të zbresë në fushë në minutën e 89-të për ta udhëhequr Spanjën në finale në Nju Xhersi.

“Është e pabesueshme”, thotë ai në mikrofonin e DAZN me një frymë. “As vetë nuk di çfarë të them në këto momente. Unë imagjinoj se kjo vërteton se në futboll nuk ka rastësi. Nëse e kuptojmë këtë gjë, kjo do të vlejë edhe për ndeshjet e tjera. Më duhet të shënoj gola më parë, në mënyrë që trajneri të më fusë në fushë më herët. Është ajo që duhet, sepse kur trajneri ka nevojë për mua, unë do të jem në dispozicion.”

Më pas edhe një pyetje për faktin se si po e përjeton familja momentin magjik të tij. “Unë jam i përqendruar te gjëja ime. Nuk e di se si do të jenë njerëzit në shtëpi. Duhet të ketë qenë një bum të fitosh përsëri në minutën e fundit, por për ne është një hap më shumë dhe kanë mbetur edhe dy”, është përgjigjur ai, duke anashkaluar familjen dhe duke u përqendruar te skuadra kombëtare

PANORAMASPORT.AL