E bleu për 1 paund, ndërron jetë pronari legjendar i Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 16:35

E bleu për 1 paund, ndërron jetë pronari legjendar i Çelsit

Pronari legjendar i Çelsit dhe po ashtu Lids Junajtid, Ken Bates, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Screenshot 2026-07-11 163401

Bates u bë i njohur pasi e bleu Çelsin për 1 paund në vitin 1982. Si pronar i klubit qëndroi deri në vitin 2003, kur Roman Abramoviç mori kontrollin.

Kur Bates mori drejtimin, Çelsi ishte një klub i kategorisë së dytë dhe me shumë probleme financiare. Më pas në dy dekada me të në krye, filloi edhe ndryshimi i madh.

Në vitin 2003, Çelsi u shit për rreth 140 milionë paund. Dhe Bates vazhdon të kujtohet te Çelsi për shifrën simbolike 1 paund, me të cilën u bë pronar. U konsiderua po ashtu meritë e tij, që afroi Abramoviç për të nisur një epokë të artë.

PANORAMASPORT.AL