Postuar: Korrik 11, 2026 | 16:21
Interi mbetet i shtangur, ndalohet zyrtarizimi i pasuesit të Dumfris: Shkak bëhet rregulli strikt në Itali
Anan Khalaili nuk do të prezantohet për momentin nga Interi. Shkak për këtë është bërë Institui i Mjekësisë Sportive CONI që kërkoi teste të tjera mjekësore.

Probleme e konstatuara për anësorin izraelit raportohen të natyrës kardiake. Dhe në Itali janë strikt për situata të tilla, që mund të dërgojnë në dështimin e transferimit.
Khalaili ndërkohë konsiderohet i rëndësishëm te zikaltërit, pasi shikohet si pasues pas largimit të Denzel Dumfris.
Vizitat e reja mjekësore do të kryhen në fillimin e javës që po vjen. Ndaj dhe Interi nuk mund ta prezantojë 21-vjeçarin.
Kartoni i Khalailit i përket Union SG në Belgjikë. Besimi mbetet tek Interi që çdo gjë do të kalojë pa problem.
PANORAMASPORT.AL













