Henri i mahnitur nga superyjet: Kjo Francë më ka lënë me gojë hapur
Kur ai nuk është në televizion duke dhënë analizën e tij për ndeshjet, Tierri Henri di të peshojë fjalët që thotë në transmetim live.

Të enjten, kampioni i botës dhe i Evropës me “Les Bleus” (1998 dhe 2000) ishte i pranishëm në fitoren e Francës ndaj Marokut (2-0) në çerekfinale, në Boston. Më pas, ai shkoi në dhomën e zhveshjes së Francës së bashku me një tjetër ish-ndërkombëtar, Andre-Pierr Zhinjak.
“Nuk di më çfarë të them”, i pëshpëriti ish-golashënuesi më i mirë i Francës (123 ndeshje, 51 gola) Kilian Mbapesë. “Ajo që më bën më shumë përshtypje është ajo që bën ekipi”, shtjelloi Henri më vonë.
“Kjo aftësi për ta mbajtur topin në gjysmën e kundërshtarit, për ta mbytur kundërshtarin. Urime ‘DD’-së (Didier Deshamp), ekipit dhe mbështetësve. Le të shpresojmë që kjo të zgjasë. Është vërtet ngrohëse të shohësh një ekip të tillë. Por hej, ne jemi vetëm në gjysmëfinale!”
PANORAMASPORT.AL













