Postuar: Korrik 11, 2026 | 19:32
Përfundon ndeshja me pesë gola, Laçi i jep leksion rivalëve të Superiores
Laçi luajti sot miqësoren e dytë në kuadër të sezonit të ri. Pasi mposhti Besën me rezultatin 1-0, triumfoi sot kundër Vorës. Ekipi i Qatip Osmanit fitoi 4 me 1.

Sfida u luajt në stadiumin e Laçit dhe nisi në orën 17:30. Pjesa e parë me Vorën u mbyll me rezultatin 2 me 1, ndërsa për kurbinasit shënuan Amadu Traore dhe Sokol Kiqina.
Në pjesën e dytë ishin rezervuar edhe dy gola për Laçin. Fillimisht Gjon Melakuqi dhe më pas Sander Kalaj. Si Laçi dhe Vora janë të njohur për aktivizimin e elementeve të rinj në futbollin shqiptar.
Ekipet po vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri. Laçi e ka rikthim në Abissnet Superiore.
PANORAMASPORT.AL













