Mosmarrëveshja e parë mes Murinjos dhe Perez, te Reali duhet zgjidhur i njëjti problem si me Alonson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 20:25

Mosmarrëveshja e parë mes Murinjos dhe Perez, te Reali duhet zgjidhur i njëjti problem si me Alonson

Zhoze Murinjo dhe Florentino Perez do të kenë problemeve sa u përket vendimeve përfundimtare. Të paktën kështu raportohet në Spanjë duke i njohur mjaft mirë të dy.

Screenshot 2026-07-11 202536

Murinjo kërkon që të vendosë pikërisht ai për çdo gjë që lidhet me skuadrën. Në anën tjetër presidenti Perez është mësuar të thotë fjalën e fundit te Reali.

Mosmarrëveshja e parë lidhet me Antonio Pintus. Ky i fundit është në krye të përgatitjes fizike të skuadrës.

Murinjo nuk e dëshiron në stafin e tij. Trajneri portugez kërkon të marrë nga Benfika pikërisht Antonio Diasin, me të cilin Benfika nuk pati probleme me dëmtimet.

E njëjta situatë ishte edhe me Çabi Alonson. Ky i fundit kërkoi largimin e Pintus, megjithatë përfundoi duke punuar me të për shkak se presidenti Perez nuk e hoqi. Interesante do të jetë çfarë do të ndodhë me Murinjon.

PANORAMASPORT.AL