E dyta për Teutën në Bullgari, mbyllet testi i radhës për të besuarit e Edlir Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 20:10

E dyta për Teutën në Bullgari, mbyllet testi i radhës për të besuarit e Edlir Tetovës

Teuta zhvilloi sot testin e dytë miqësor në Bansko të Bullgarisë. Përballë ishte Lokomotiva e Sofias, ndërsa sfida përfundoi me rrjeta të paprekura(0-0).

Foto ilustruese nga ndeshja me Ludogorets

Foto ilustruese nga ndeshja me Ludogorets

Ekipi i Edlir Tetovës ndërkohë u mposht dje me rezultatin 1-0, ndërsa përballë ishte Ludogorets. Teuta ra në sy dje, pasi luajti me një formacion titullar i cili ishte plotësisht me futbollistë shqiptarë.

Dhe pikërisht kjo duket të jetë baza e ekipit që po ndërton Tetova. Emra kualitativ si Esat Mala, Sherif Kallaku dhe Abdurraman Fangaj janë ndër përforcimet e verës.

Screenshot 2026-07-11 201006

PANORAMASPORT.AL