Postuar: Korrik 11, 2026 | 21:37
Nga Haland te Kejn/ Mes ndryshimeve, publikohen formacionet zyrtare të Norvegjisë dhe Anglisë
Norvegjia dhe Anglia do të masin forcat prej orës 23:00. Ky takim është i vlefshëm për çerekfinalen e Botërorit.

Norvegjia nuk ka mungesa. Anglisë i mungon Kuansah për shkak të kartonit të kuq ndaj Meksikës, ndërsa Henderson dihet pas dëmtimit.
Deri tani është njohur vetëm një çift gjysmëfinalist. Bëhet fjalë për Francë-Spanjë. Kush ia del mes Norvegjisë dhe Anglisë do të sfidojë fituesin e Argjentinë-Zvicër.
Dilemat janë shuar për formacionet zyrtare ku vëmendjen kryesore e marrin Kejn dhe Haland. Trajneri Tuhel ka dy ndryshime në formacion nga ndeshja me Meksikën. Ndaj Norvegjisë aktivizohen pikërisht Stons dhe Madueke, ndërsa Saka përfundon në stol.
FORMACIONET ZYRTARE
Norvegji – Angli

PANORAMASPORT.AL













