Nga falimenti me Kristal Palas te sfida ndaj anglezëve, Sorloth kërkon të “rrëmbejë skenën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 22:22

Nga falimenti me Kristal Palas te sfida ndaj anglezëve, Sorloth kërkon të “rrëmbejë skenën”

Sorloth do të jetë një nga emrat kryesorë të Norvegjisë në përballjen ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës, një ndeshje që rikthen në vëmendje periudhën më të vështirë të karrierës së tij në futbollin anglez.

sorloth

Sulmuesi i qe pjesë e Kristal Palas nga viti 2018 deri në vitin 2020, por aventura e tij në Premier Liga nuk shkoi sipas pritshmërive. I ri dhe pa shumë përvojë në atë kohë, Sorloth konsiderohej një sulmues që, falë shtatlartësisë, mund të përshtatej me stilin fizik të futbollit anglez. Megjithatë, ritmi i lartë i kampionatit dhe presioni i madh ndikuan negativisht në paraqitjet e tij.

Gjatë asaj periudhe ai u huazua edhe te Gent dhe Trabzonspor, ndërsa te Crystal Palace pati shumë pak hapësira. Madje, tifozët e klubit ende kujtojnë një reagim plot humor të norvegjezit ndaj një lojtari të Fantasy Premier League, i cili e kishte mbajtur kapiten gjatë gjithë sezonit, edhe pse ai pothuajse nuk aktivizohej.”E di që nuk shënoj gola, nuk jap shumë asistime dhe pothuajse nuk luaj fare.

Prandaj, është kënaqësi e madhe të shoh që ende ka njerëz që besojnë tek unë, në ato 15 herë që kam hyrë në fushë këtë vit”, kishte shkruar ai me ironi. Prapa humorit fshihej një periudhë e vështirë për sulmuesin. Në atë kohë ai ndau për një periudhë të shkurtër dhomat e zhveshjes edhe me Ebereci Eze, i cili tani do të jetë kundërshtar i tij me Anglinë.

Në dy vitet kur ishte nën kontratë me Palas, ai zhvilloi vetëm 20 ndeshje, shënoi një gol në Kupën e Ligës dhe regjistroi një asistim. Në Premier nuk arriti të realizonte asnjë gol. Pavarësisht këtij dështimi, reputacioni i tij në Angli është rikthyer falë paraqitjeve të shkëlqyera në vitet e fundit. Tani, në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Anglisë, Sorloth do të ketë një tjetër mundësi për të treguar se është një futbollist krejtësisht ndryshe nga ai që dikur nuk arriti të lërë gjurmë në Premier.

PANORAMASPORT.AL