Postuar: Korrik 12, 2026 | 9:27
Nis epoka e re, Armando Broja “zhduket” nga Bërnli (FOTO)
Armando Broja ndodhet në Amerikë me Bërnlin për fazën përgatitore. Më 11 korrik, ora 01:30 pas mesnate, u luajt miqësorja mes Cincinatit dhe Bërnlit.

Fakt është se Broja nuk ndodhej as në stol. Plot 25 lojtarë ishin në dispozicion të trajnerit Majk Xhekson, që drejtoi sfidën e fundit si trajner i përkohshëm.
Për Bërnlin tashmë ka nisur epokë e re. Klubi prezantoi Niki Hajen që firmosi kontratë deri në vitin 2029.
Fati i Brojës duket larg klubit anglez. Vetëm trajneri i ri mund të sjellë ndryshimin, pasi ishte Skot Parker që më parë e nxori jashtë planeve.
Cincinati – Bërnli


EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













