Në gjurmët e Lineker, askush si Bellingham në këtë Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 1:07

Në gjurmët e Lineker, askush si Bellingham në këtë Botëror

Xhud Bellingham po zhvillon një Botëror të jashtëzakonshëm me fanellën e Anglisë. Mesfushori ka realizuar gjashtë gola, më shumë se çdo mesfushor tjetër në Kupën e Botës 2026, të gjithë nga loja dhe pa asnjë penallti. Vetëm Geri Lineker ka shënuar njësoj sa Xhud pa penallti për Anglinë në një turne madhor, me gjashtë në Botërorin e vitit 1986.

HM-3XCRW0AAaSbN

Megjithatë, “Tre Luanët” hasën vështirësi në çerekfinalen ndaj Norvegjisë, duke mos regjistruar asnjë goditje në portë në pjesën e dytë. Me një xG të kombinuar prej vetëm 0.27, kjo ishte pjesa e dytë me prodhimin më të ulët ofensiv në të gjithë Kupën e Botës 2026.

PANORAMASPORT.AL