Postuar: Korrik 11, 2026 | 23:17
Elisa, tifozja e Juventusit dhe flirti me portierin italian
Në rrjetet sociale ka shpërthyer një tjetër histori që po tërheq vëmendjen e fansave të futbollit dhe “showbiz”-it. Protagonistë janë influencuesja e njohur Elisa Maino, tifoze e zjarrtë e Juventusit, dhe portieri i kombëtares italiane, Guglielmo Vicario.

Gjithçka nisi nga një postim dhe një “story” në rrjetet sociale, të cilat ndezën menjëherë spekulimet për një flirt të mundshëm mes tyre.

Pushimet e tyre në Ibiza kanë shtuar edhe më shumë dyshimet, ndërsa ndjekësit kanë filluar të lidhin detajet dhe të aludojnë për një romancë të re.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre, por zërat vazhdojnë të qarkullojnë dhe të ushqejnë kureshtjen e publikut.
PANORAMASPORT.AL













