Tërbohen norvegjezët, goli i Xhud Bellingham duhej anuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 0:50

Tërbohen norvegjezët, goli i Xhud Bellingham duhej anuluar

Goli i barazimit i Anglisë kundër Norvegjisë duhej të ishte anuluar pas një momenti të paprecedentë. Mesfushori i “3 Luanëve” shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, teksa ky moment ka “tërbuar” norvegjezët.

MixCollage-12-Jul-2026-12-49-AM-8780

Pamjet e përsëritura treguan se kur Orjan Nyland ekzekutoi goditjen e tij nga porta, topi goditi kamerën qiellore mbi fushë. Ajo ra me shpejtësi dhe ra në këmbët e Eliott Anderson, i cili ia kaloi topin Antoni Gordon, i cili më pas dhuroi asist për Bellingham.

Sipas rregullave të FIFA-s, duhet të kishte pasur një ndalesë nga gjyqtari kur goditi kamerën e ngritur mbi fushë.

Kjo do të thoshte se goli nuk do të kishte mbetur në fuqi dhe VAR mund të kishte ndërhyrë.

Ish-gjyqtari i Premier League, Mark Klatenburg, tha në Fox: “VAR mund të ndërhyjë nëse kontakti i topit me kabllon e kamerës është pjesë e një incidenti të rishikueshëm, një fazë sulmuese e lojës që çon në një gol është pjesë e incidentit të rishikueshëm të VAR. Duhet të ishte marrë nga VAR.”

Trajneri i Norvegjisë , Stale Solbaken, u zemërua me gjyqtarin Klement Turpin në pushimin e pjesës së parë. Kamerat televizive e panë atë duke i bërë gjeste gjyqtarit gjatë pushimit. Lojtarët e tyre ia treguan gjithashtu atij incidentin e paparë më parë.

PANORAMASPORT.AL