Mesi humbet durimin me gjyqtarin portugez, e ndal papritur gjatë ndeshjes. Zbulohen fjalët e argjentinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 9:05

Mesi humbet durimin me gjyqtarin portugez, e ndal papritur gjatë ndeshjes. Zbulohen fjalët e argjentinasit

Ndeshja Argjentinë-Zvicër solli kaos në Botëror. Protagonist ishte gjyqtari Zhoao Pedro Pinheiro, me të cilin u tensionua edhe Mesi gjatë sfidës.

Screenshot 2026-07-12 090319

“Fol me mua siç duhet. Mos trego mungesë respekti. Fol me mua siç duhet sepse unë të flas me respekt”, u shpreh Mesit ndaj portugezit sipas “ESPN Argentina”.

Argjentina ia doli me shumë vështirësi që të kalonte në gjysmëfinale. Koha e rregullt u mbyll 1 me 1, ndërsa fitorja erdhi pas shtesave me rezultatin 3-1.

Sfida e radhës për Argjentinën do të jetë ndaj Anglisë. Në anën tjetër Franca dhe Spanja do të masin forcat bashkë.

PANORAMASPORT.AL