“Nëse pini, mos merrni makinën”, Skaloni ul tensionin tek Argjentina: Fat që u përjashtua Embolo, me Anglinë mos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 10:04

“Nëse pini, mos merrni makinën”, Skaloni ul tensionin tek Argjentina: Fat që u përjashtua Embolo, me Anglinë mos…

Lionel Skaloni është trajneri që po shkëlqen në krye të Argjentinës. Dje ia doli të udhëheqë përfaqësuesen në gjysmëfinalen e Botërorit. Argjentina mposhti 3 me 1 Zvicrën pas shtesave.

Screenshot 2026-07-12 100435

Trajneri Skaloni tha fjalën e tij pas sfidës, duke treguar edhe ndikimin e kartonit të kuq të Embolos te Zvicra. Pavarësisht problemeve politike që mund të ketë pasur me Anglinë, kërkon që gjysmëfinalja të shikohet vetëm si ndeshje futbolli. Ndër të tjera nuk munguan këshillat për tifozët.

“Vuajtëm. E dinim se ishte një skuadër shumë e fortë fizikisht. Na vuri në vështirësi, por patëm fat sepse atyre iu përjashtua një lojtar dhe ne arritëm ta zgjidhnim ndeshjen. Ne gjithmonë kemi një marsh më shumë. Gjithsesi, jo të gjithë kundërshtarët janë kaq të fortë fizikisht. Zvicra është një kundërshtar i madh dhe na vuri në telashe.

Pavarësisht se mund të kishim luajtur më mirë, kjo është historike. Jemi sërish në gjysmëfinalen e një Botërori. Për mua nuk kishte rëndësi nëse do të ishte Anglia apo Norvegjia. Anglezët kanë një trajner të madh, Tuhelin, dhe tani duhet të rikuperohemi duke menduar për atë ndeshje.

Për të arritur në një gjysmëfinale Botërori është e vështirë të mos vuash. Edhe në Katar vuajtëm, ndoshta duke luajtur më mirë se sot. Pas një muaji e gjysmë këtu, kur situata dukej e zymtë për shkak të disa të dëmtuarve, sot historia është krejt tjetër. Kisha menduar të bëja disa ndryshime dhe tani lojtarët më dhanë të drejtë, edhe pse fizikisht ishim në kufijtë tanë. Futbolli tregoi se 2+2 nuk bëjnë gjithmonë 4. Jam i lumtur.

Ndeshja kundër Anglisë është një ndeshje futbolli, asgjë më shumë se kaq. Të mos kërkojmë diçka tjetër. Ata kanë një trajner të madh, të cilin e admiroj shumë, dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Por nuk ka asgjë tjetër përveç futbollit.

Kundër Kepit të Gjelbër dhe Egjiptit luajtëm më mirë, por sot vuajtëm. Nuk ishim shumë mirë. Në këtë fazë të turnout, aspekti fizik bëhet shumë i rëndësishëm. Ata fituan shumicën e dueleve një kundër një. Loja jonë nuk ishte e keqe në ato ndeshje, ndërsa sot e patëm shumë të vështirë. Duhet përgëzuar edhe kundërshtari. Prandaj duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar edhe më shumë.

Le ta shijojnë argjentinasit këtë moment. Dhe nëse pinë, të mos marrin makinën. Jemi të lumtur, sepse të jesh mes katër më të mirëve ka shumë meritë. Skuadra u përpoq gjithmonë, por është e qartë se duhet të përmirësohemi edhe më shumë”, u shpreh ndër të tjera trajneri Skaloni.

PANORAMASPORT.AL