VIDEO/ Kaos në Botëror, FIFA reagon zyrtarisht me pamjet e reja! Tifozët nuk u besojnë syve
Çerekfinalet e Botërorit nuk kanë kaluar pa krijuar polemika për gjykimin. Anglia eliminoi Norvegjinë duke përmbysur rezultatin në 2 me 1. Ishte Xhud Bellingam që realizoi dopietë për skuadrën e tij, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Botërorit.

Fakt është se goli i parë i Bellingam solli protesta të shumta. Te Norvegjia pretendonin se topi preku kabllo sipër para se të niste aksioni te Anglia. Nëse diçka e tillë ka ndodhur, goli duhej anuluar siç e përcakton rregullorja.
FIFA e mohon këtë, prandaj edhe reagoi me deklaratë zyrtare. Madje duke treguar pamje, që nuk tregojnë kontakt të topit me diçka tjetër kur ndodhej në ajër. Pavarësisht deklaratës në fjalë, protestat mbeten të shumta.
“Para golit të Anglisë në minutën e 45+2 ndaj Norvegjisë, sensori në “Connected Ball” nuk regjistroi asnjë kulm në “rrahjet e zemrës së topit” ndërsa topi ishte në ajër. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë provë që topi ka prekur kabllon e sipërme dhe se kjo prekje ka ndryshuar trajektoren e tij”.
Pamjet e publikuara nga FIFA: (VIDEO)
Pamjet ku topi duket se ndryshon drejtim: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













