ZYRTARE/ Botërori “ha” trajnerët, shkarkohet i radhës: Ish-kampioni me Francën del menjëherë në skenë
Trajnerët po ikin njëri pas tjetrit pas eksperiencave në Botëror. Largimi i radhës zyrtar është i Pape Thiaw nga Senegali.

Senegali njoftoi shkarkimin e tij, ndërsa nuk ka kapërdirë eliminimin nga Belgjika në fazën 1/16. Megjithatë kjo nuk duket se të jetë arsyeja e vetme.
Presidenti i federatës do të paraqitet nesër para mediave për të dhënë sqarime të tjera. Sa i përket pasuesit është emri i Patrik Vieiras që del në skenë.
Tekniku 50-vjeçar drejtoi për herë të fundit Xhenoan në Seria A. I lindur në Senegal, ish-mesfushori përfaqësoi Francën dhe madje ka fituar një Botëror në karrierën e tij.
Numri i trajnerëve të larguar shkon në 16. Kjo shifër është e paprecedent sa i përket Botërorit.
16 TRAJNERË TË LARGUAR
Havier Aguirre (Meksikë)
Roberto Martínez (Portugali)
Julian Nagelsman (Gjermani)
Ronald Kuman (Holandë)
Karlos Kueiroz (Gana)
Hong Mjung-bo (Koreja e Jugut)
Stiv Klark (Skoci)
Miroslav Kubek (Çeki)
Xhamal Selami (Jordani)
Sabri Lamushi (Tunizi)
Zlatko Daliç (Kroaci)
Sebastian Bekaçese (Ekuador)
Marcelo Bielsa (Uruguai)
Hugo Bros (Afrika e Jugut)
Herve Renard (Tunizia)
Pape Thiaw (Senegal)
PANORAMASPORT.AL













