E PARASHIKUAR/ Nuk kishte ndodhur asnjëherë, plani i FIFA-s po realizohet pikë për pikë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 12:26

E PARASHIKUAR/ Nuk kishte ndodhur asnjëherë, plani i FIFA-s po realizohet pikë për pikë në Botëror

Botërori 2026 do të mbahet mend për fazën pas grupeve, që nuk ka prodhuar befasi të mëdha. Kjo për shkak se 24 nga 28 ndeshje kanë parë të kualifikohen skuadrat e kuotuara si më favorite. Surpriza të mëdha ndërkohë mund të quhen vetëm eliminimet e Gjermanisë dhe Brazilit, pavarësisht se përfshihen po ashtu Holanda e Kolumbia.

Screenshot 2026-07-12 122551

Sa i përket gjysmëfinales rezulton të jetë çdo gjë siç FIFA e projektoi. Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina kanë mbetur në fund. Bëhet fjalë për katër pretendentët kryesorë, të cilat FIFA i ndau në katër anë të ndryshme para shortit, me kushtin që të fitonin grupin.

Kështu edhe ndodhi në Botëror. Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina fituan grupet respektive. Ndaj u shmangën përballjet mes tyre përpara gjysmëfinaleve.

Katër skuadrat në fjalë janë të pozicionuarat më lart në renditjen e FIFA-s. Sa i përket gjysmëfinaleve, Franca është favorite përballë Spanjës. Në anën tjetër qëndron Anglia me më shumë mundësi se Argjentina.

PANORAMASPORT.AL