“E pabesueshme, kishte kontakt të qartë”, akuza të rënda nga trajneri i Zvicrës: Nuk fitoi futbolli me Argjentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 11:10

“E pabesueshme, kishte kontakt të qartë”, akuza të rënda nga trajneri i Zvicrës: Nuk fitoi futbolli me Argjentinën

Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, nuk u kursye pas humbjes me Argjentinën. Akuzat e rënda ishin për gjykimin, të cilit i faturon daljen me karton të kuq të Embolo në minutën e 72-të.

Screenshot 2026-07-12 111009

Jakin u tregua i kujdesshëm duke mos thënë se Argjentina u favorizua, ndërsa akuzat ishin për gjykimin. Sipas 51-vjeçarit nuk fitoi futbolli.

“U ndëshkuam për shkak të një gabimi. Nuk kishte asnjë arsye për atë karton. Nuk e kuptoj. Ishte një situatë e pafajshme. Nuk kishte asgjë të qëllimshme apo keqdashëse në atë veprim.

Ai vendim ishte thjesht i pabesueshëm. Nuk jam aspak dakord me të. Kishte kontakt të qartë dhe nuk e kuptoj se si gjyqtari dhe VAR-i arritën në atë përfundim.

Nuk do të thoja se ata u favorizuan. Ne zhvilluam një ndeshje të drejtë dhe të hapur. Të dyja skuadrat luajtën futboll. Sot nuk fitoi futbolli.

U ndëshkuam nga një gabim. Ishte një moment vendimtar që përcaktoi rezultatin e ndeshjes”, u shpreh trajneri i Zvicrës.

PANORAMASPORT.AL