Lushnja zgjedh trajnerin, ish-kapiteni merr në dorë misionin e ringjalljes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 10:56

Lushnja zgjedh trajnerin, ish-kapiteni merr në dorë misionin e ringjalljes

Merr fund pritja në Lushnjë. Verdhejeshilët kanë vendosur se kujt do t’ia besojnë drejtimin e skuadrës në sezonin 2026- 2027, një edicion i pazakontë që do ta gjejë ekipin në Kategorinë e Dytë, me objektivin e vetëm rikthimin e menjëhershëm në Kategorinë e Parë. Sipas asaj që mëson ekskluzivisht “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me Mikel Spahon, i cili do të jetë trajneri i ri i Lushnjës.

mikel spaho

Për teknikun 43-vjeçar bëhet fjalë për një rikthim në një rol edhe më të rëndësishëm në klubin ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Një emër i njohur për tifozët lushnjarë, Spaho ka një jetë të tërë të lidhur me futbollin verdhejeshil. Fillimisht si portier dhe kapiten i skuadrës, më pas si zëvendëstrajner dhe trajner i portierëve, ndërsa tani do të marrë për herë të parë përgjegjësinë si trajner i parë, me synimin për ta rikthyer Lushnjën në rrugën e suksesit.

Vetë Spaho e konfirmoi marrëveshjen për “Panorama Sport”, duke dhënë edhe deklaratën e tij të parë si trajner i verdhejeshilëve. “Po, është e vërtetë që kam pranuar drejtimin e Lushnjës për sezonin e ri, ku skuadra do të garojë në Kategorinë e Dytë. Është një përgjegjësi e madhe dhe një sfi dë e vështirë, pasi ekipi do të rindërtohet pothuajse nga e para.

Megjithatë, besoj se me mbështetjen e stafi t teknik, të drejtuesve dhe të gjithë atyre që e duan këtë klub, do të arrijmë ta rikthejmë Lushnjën në Kategorinë e Parë”. Trajneri i ri pranoi se formati i Kategorisë së Dytë imponon një qasje ndryshe në ndërtimin e skuadrës, duke i dhënë prioritet futbollistëve të zonës. ”Ky kampionat mbështetet më shumë te lojtarët e qarkut dhe mendoj se futbollistët lushnjarë do të jenë baza e projektit tonë. Sigurisht, do të shohim edhe mundësinë për të afruar elementë cilësorë nga qytete të tjera apo futbollistë të huaj, nëse do të jenë të nevojshëm për të forcuar ekipin”.

Përgatitjet- Nga fillimi i javës së ardhshme, Lushnja pritet t’u japë fund pushimeve dhe të nisë zyrtarisht fazën përgatitore. Në seancat e para stërvitore do të dominojnë futbollistët vendas, veçanërisht produktet e akademisë së klubit, të cilët do të kenë mundësinë të bindin stafi n teknik për një vend në skuadrën e parë. Paralelisht, drejtuesit do të punojnë edhe në merkato për të kompletuar organikën, me synimin që Lushnja të ndërtojë një ekip konkurrues dhe të luftojë që në sezonin e parë për rikthimin në Kategorinë e Parë. Për tifozët verdhejeshilë, emërimi i një fi gure si Mikel Spaho përfaqëson jo vetëm vazhdimësinë e traditës së klubit, por edhe shpresën se një nga emrat më të njohur të futbollit lushnjar do ta rikthejë ekipin në vendin që i takon.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL