Postuar: Korrik 12, 2026 | 11:53
Pas Egnatias dhe Teutës, një tjetër klub i Superiores zhvendoset në Bullgari
Egnatia zhvilloi fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Më tej e ndoqën edhe klube të tjera nga Abissnet Superiore.

Fillimisht ishte Teuta, e cila tashmë ndodhet në Bansko. Së fundmi është Vora që njofton se sot niset drejt Bullgarisë.
“Ekipi do të niset ditën e sotme drejt Bansko, Bullgari, ku do të zhvillojë fazën përgatitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Gjatë qëndrimit në Bansko, ekipi do të zhvillojë seanca stërvitore intensive dhe ndeshje miqësore”, shkruan Vora.
Sa i përket lëvizjeve jashtë vendit, më parë ishte Vllaznia që shkoi në Slloveni. Elbasani ndërkohë preferoi Serbinë.
PANORAMASPORT.AL













