Postuar: Korrik 12, 2026 | 11:26
Golashënuesi kryesor i Tiranës, dyshime për të ardhmen e sulmuesit
Sezh Tabeku ka munguar edhe në stërvitjen e djeshme të Tiranës, duke mos qenë pjesë e grupit. Zyrtarisht, lojtari raportohet se është prekur nga gripi, por situata e tij ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen.

Përveç problemit shëndetësor, nuk përjashtohet mundësia që Tabeku të largohet gjatë merkatos së verës. Klubi bardheblu mund të shqyrtojë një ofertë për shitjen e tij, nëse do të mbërrijë një propozim i kënaqshëm.
Mungesa e vazhdueshme e tij në këtë fazë përgatitore ka shtuar dilemat, ndërsa pritet të shihet në ditët në vijim nëse sulmuesi do të jetë pjesë e planeve të Klafuriçit për sezonin e ri apo nëse rrugët e tij me Tiranën do të ndahen.
PANORAMASPORT.AL













