I ati nuk kursehet, Haland ironik: Bravo Bellingamit dhe arbitrit, Anglia na vodhi me dy vendime skandaloze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 13:29

I ati nuk kursehet, Haland ironik: Bravo Bellingamit dhe arbitrit, Anglia na vodhi me dy vendime skandaloze

Alfie Haland nuk është kursyer aspak pas ndeshjes Norvegji-Angli. Anglezët kaluan më tej falë fitores me përmbysje 2 me 1. Fati ishte me ekipin e Tuhel, pasi fillimisht barazuan falë një goli të dyshimtë. Më pas u anulua një gol i Norvegjisë, që do i kthente këto të fundit në avantazh.

Screenshot 2026-07-12 132808

I ati i Erling Haland, Alfie, u tregua edhe ironik duke përgëzuar Bellingamin dhe arbitrin. Më pas e konsideroi vjedhje për dy vendimet në fjalë që shkuan kundër Norvegjisë.

“Bravo Bellingamit dhe arbitrit. Na vodhën, u dëmtuam nga dy vendime skandaloze. Goli i parë nuk duhej të ishte pranuar. Kishte një shkelje të qartë gjatë aksionit që çoi te goli dhe arbitrat e injoruan. Nëse VAR-i shërben për të identifikuar gabime të qarta, atëherë pse nuk u rishikua ai rast?

Pastaj shikoni golin e anuluar të Erlingut. Njerëzit vazhdojnë të thonë se ai e shtyu Andersonin, por në fakt të dy po luftonin për pozicion dhe po përdornin krahët. Ky është futboll”, u shpreh Alfie Haland.

PANORAMASPORT.AL