Postuar: Korrik 12, 2026 | 15:40
ZYRTARE/ Pogradeci “pa frena” në merkato, liqenorët prezantojnë 4 afrimet e para
Pogradeci i Emiljano Çelës, e ka nisur me ambicie të qarta këtë edicion të ri të përgatitjeve, teksa do të kërkojë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Në datën 10 korrik liqenorët nisën stërvitjen, ndërkohë që drejtuesit nuk kanë humbur kohë për të zyrtarizuar 4 afrimet e para të merkatos së verës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Segerso Geci, mesfushorin e krahut, Silvio Zogaj, mesfushorin Aris Koxha si dhe mesfushorin tjetër të krahut Ueturu Kambato.

Të katërt këta futbollistë janë prezantuar nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të ketë të tjera zyrtarizime.
PANORAMASPORT.AL













