Opsioni më i jashtëzakonshëm për stolin e Italisë, Maldini me Leonardon nuk duan as Konten dhe as Mançinin
Italia shumë shpejt pritet të mësojë trajnerin e saj. Janë tre kandidatë kryesorë, pikërisht Pep Guardiola, Antonio Konte dhe Roberto Mançini.

I favorizuar nga drejtori teknik Paolo Maldini dhe Leonardo si këshillar, është Guardiola. Konte pëlqehet si projekt afatgjatë nga klubet, që pavarësisht se nuk janë pjesë e vendimmarrjes do ishin të gatshëm të kontribuonin për pagën prej 4 milionë eurosh.
Mançini ka marrëdhënie të mirë me presidentin Xhovani Malago, por njolla i ka mbetur në vitin 2023 kur u tërhoq për ofertën në Arabinë Saudite. Zgjedhja më ideale do të ishte Guardiola, që është dëshira e Maldinit dhe Leonardos.
Për të arritur firmën me trajnerin spanjoll, nuk është aspak e lehtë. Bëhet fjalë për një pagë të jashtëzakonshme prej 25 milionë eurosh në sezon. Alternativa të tjera ndërkohë mbeten Pioli, Pirlo, por edhe Ançeloti.
PANORAMASPORT.AL













