VIDEO/ Aksion për notën 10-të, Tedi Cara realizon gol fantastik me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 15:17

VIDEO/ Aksion për notën 10-të, Tedi Cara realizon gol fantastik me skuadrën e re

Ish-futbollisti i Partizanit, Tedi Cara, realizoi një gol fantastik pas një aksioni model, të skuadrës LNZ Çerkasi në duelin miqësor ndaj MTK Budapest, që u fitua nga ukrainasit me rezultatin e pastër 4 me 0.

aksion

Cara shënoi golin e parë të sfidës, një gol për vitrinë për nga mënyra e realizimit, ndërkohë që ishte dhe i pari për shqiptarin, me fanellën e skuadrës së re LNZ Çerkasi.

Në të kaluarën 26-vjeçari ishte pjesë e Oleksandrias, ku edhe spikati me 12 gola dhe 5 asiste në 43 ndeshje të kampionatit.


View this post on Instagram

A post shared by FC LNZ (@fclnz)

PANORAMASPORT.AL