Merkato në dalje, dy futbollistë të rëndësishëm largohen nga Skënderbeu
Nëse afrimet po shtohen te Skënderbeu, edhe largimet kanë qenë në numër të konsiderueshme. Dy lojtarë të tjerë i kanë dhënë lamtumirën ekipit të Skënderbeut. Bëhet për Foti Çuçkën dhe Markos Ramosin.

I pari është mesfushor sulmues, ndërsa i dyti mbrojtës qendre. Ramosi ka qenë titullar te skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka sezonin e shkuar. Markos Ramos nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Mbrojtësi ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën korçare, duke i dhënë fund bashkëpunimit pas kontributit të dhënë me fanellën bardhekuqe.
Çuçka e mbylli aventurën e tij me bardhekuqtë duke regjistruar 7 gola dhe 4 asistime, statistika që dëshmojnë kontributin e rëndësishëm në repartin ofensiv. Me paraqitjet e tij, ai u shndërrua në një nga pikat më të forta të skuadrës gjatë sezonit. Tashmë, 22-vjeçari është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL













