Ish-futbollisti i Egnatias protagonist me asist, Prishtina e Orges Shehit nuk zhgënjen ndaj skuadrës së Odise Roshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 17:45

Ish-futbollisti i Egnatias protagonist me asist, Prishtina e Orges Shehit nuk zhgënjen ndaj skuadrës së Odise Roshit

Prishtina e Orges Shehit barazoi me shifrat 1 me 1 në miqësoren e ditës së sotme të zhvilluar në Turqi, me skuadrën e Ankara Keçiorenguçu, ku bën pjesë edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi.

HNCbWIuWgAAof5D

Golin e vetëm për bardheblutë e kryeqytetit e realizoi Kryeziu pas asitit të ish-mbrojtësit të Egnatias, Anio Poçi.

Kujtojmë që me Prishtinën së fundi u bashkua dhe mbrojtësi pogradecar Vangjel Zguro, i cili pritet të rrisë cilësinë në repartin difensiv falë eksperiencës në shumë skuadra, kryesisht në ato të kampionatit shqiptar. Për sa i përket kundërshtarit, Ankara Keçiorenguçu, në sezonin e ardhshëm do të militojë në Ligën e Parë të Turqisë.

PANORAMASPORT.AL