VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut gradohet titullar në kampionat, rivali i Dinamos përmbys me rezervat skuadrën ku aktivizohet Luis Nani
Kazakët e Astanës kanë regjistruar një fitore dramatike ditën e sotme në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Aktoben, skuadrën ku aktivizohet futbollisti portugez Luis Nani.

Pas triumfit në “Elbasan Arena” me rezultatin 0 me 1, ndaj Dinamos, Astana vendosi që në këtë përballje të aktivizojë pjesën më të madhe të lojtarëve që nuk luajtën ndaj skuadrës shqiptare, teksa sulmi iu besua ish-futbollistit të Skënderbeut, Frenkli Ahanonu, i cili qëndroi në fushë 88 minuta, por pa gjetur rrugën e rrjetës.
Astana kaloi e para në avantazh me Shomko në minutën e 12-të, ndërkohë që Zaria rikthehu baraspeshën në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, ishin miqtë e Aktobes që shënuan për 1 me 2 me Shushenaçev, teksa vendasit nuk u dorëzuan duke përmbysur rezultatin. Fillimisht ishte Basiç që shënoi për 2 me 2, ndërkohë që Basamov, bëri heroi në minutën 90+3, duke vulosur triumfin e Astanës, që ngjitet në vendin e tretë me 8 fitore 5 barazime dhe 4 humbje në 17 jave.
PANORAMASPORT.AL













