Nuk ka kohë për pushime, “nëndetësja” e Ilir Dajës zbret në fushë
Dinamo nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës kundër Astanës, duke u mundur me rezultatin 0-1. Kjo humbje, nuk i jep qetësi bluve të cilët menjëherë kanë nisur të mendojnë për sfi dën e kthimit, aty ku përveç objektivit për të përmbysur rezultatin, nuk ka asnjë qëllim tjetër.

Dhe, për ta bërë këtë, trajneri Daja e di mirë se skuadra duhet të jetë më pragmatiste në transfertë duke shfrytëzuar rastet që do t’i jepen.
Sa i përket përgatitjeve, blutë nuk kanë pasur kohë për të pushuar duke qenë se ditën e premte kanë zbritur menjëherë në fushë ku titullarët iu nënshtruan një seance rikuperimi fillimisht, teksa ditën e shtunë ka pasur një ngarkesë më të madhe.
Dinamo duhet të jetë sa më gati edhe fizikisht, duke pasur parasysh faktin se Astana nga ana tjetër, është në vazhdim të kampionatit dhe gjendja fizike e tyre paraqitet mjaft e mirë deri në këtë pikë të sezonit, edhe pse ka pasur probleme të tjera jashtë fushave të blerta.
PANORAMASPORT.AL













