TENIS/ Janik Siner është “mbreti i ri i barit”, fiton me përmbysje finalen dhe triumfon për të dytin vit radhazi në Uimbëlldon (VIDEO)
Janik SIner ka fituar për vitin e dytë radhazi turneun e Uimbëlldon në tenis, duke u konfirmuar tashmë “mbreti i ri i barit”. italiani ia doli të mposhte në finale gjermanin Aleksander Zverev, numrin 2 në botë dhe të ruante fronin e tij si në këtë turne, ashtu edhe në renditjen e përgjithshme ATP.

Zverev në fakt fitoi 7-6 setin e parë ku Siner shfaqi disa pasiguri, por italiani ia ktheu me të njëjtën monedhë në setin e dytë duke triumfuar po 7-6. Seti i tretë ishte ai ku bëri diferencën, me fitoren me shifrat 6-3 që i dhanë një bonus të rëndësishëm psikologjik përballë gjermanit.
Në setin e katërt, Zverev u mundua t’i rezistonte por Siner pasi i “vodhi” një shërbim, e kishte të lehtë të merrte kontrollin edhe të këtij seti dhe ta fitonte 6-4, duke mbyllur finalen me një sukses të rëndësishëm në një tjetër turne Grand Slam, i 5-ti në karrierën e tij.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













